UEFA bëri të ditur emrin e arbitrit që do të drejtojë finalen e Euro 2016 mes Spanjës dhe Anglisë të enjten. Është francezi 35-vjeçar, François Letexier, ai që do të marrë detyrën e gjyqtarit të ndeshjes së madhe për titull, i favorizuar ndër të tjera edhe nga eliminimi i vendit të tij në gjysmëfinale nga Spanja.
Ai është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017 dhe tashmë ka arbitruar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në Kampionatin Evropian ai ka arbitruar tashmë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ka qenë si gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.
Sezonin e kaluar, Letexier mori drejtimin e dhjetë ndeshjeve ndërkombëtare dhe ishte zyrtari i katërt për finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2024 midis Borussia Dortmundit dhe Madridit në Wembley. Ai ishte gjithashtu arbitri për Superkupën e UEFA-s 2023 midis City dhe Sevilla.
Arbitri francez, eksperienca e të cilit në ndeshjet zyrtare të UEFA-s nuk është e gjerë, nuk ka gjykuar asnjëherë për kombëtaren angleze, por për U-20-at. Ai ka dy eksperienca me La Rojan, një në Ligën e Kombeve kundër Çekisë (2-2) dhe një tjetër në edicionin aktual të Eurokupës kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e 1/16-tës që Spanja fitoi 4-1.