Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë tarifat e vendosura nga Donald Trump, me një vendim 6 vota kundër dhe 3 pro.
Sipas shumicës së gjyqtarëve, presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij duke vendosur në mënyrë të njëanshme tarifa ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara, në kundërshtim me ligjin federal.
Pas shpalljes së vendimit, Trump reagoi ashpër, duke e cilësuar atë si “të turpshëm” dhe të padrejtë. Në një deklaratë për CNN, ai theksoi se ka një “plan rezervë” për hapat që do të ndërmarrë në vijim.


