Një gjykatës federal në Kaliforni ka pezulluar vendimin e Presidentit Donald Trump për të dërguar Gardën Kombëtare në Los Anxhelos, mes protestave të verës pas bastisjeve të autoriteteve të emigracionit.
Gjykatësi i Distriktit, Charles Breyer, vendosi se qeveria federale ka shkelur Akti Posse Comitatus, i cili ndalon përdorimin e forcave ushtarake në çështje të brendshme.
Vendimi është i përkohshëm dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 12 shtator, ndërsa pritet që Trump ta apelojë në gjykatë.


