Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata Europiane shqyrton planet e Italisë për refugjatët

    February 25, 2025

    Këtë të martë Gjykata Europiane fillon konsultimin për të sqaruar nëse është në përputhje me të drejtën e BE-së plani i qeverisë Italine për shqyrtimin e kërkesave për azilim në një vend të tretë.

    Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri. Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së.

    Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të bëjë me planet e qeverisë së kryeministres së djathtë italiane Giorgia Meloni. Italia është vendi i parë I BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri. Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete europiane po i ndjekin me kujdes plane të tilla.

    Kush e përcakton një vend të tretë të sigurtë?

    Ky model deri tani nuk ka funksionuar. Drejtësia italiane i ka pezulluar planet e qeverisë tri herë që nga tetori 2024. Të 66 personat, që u trasportuan në Shqipëri, janë dërguar në Itali.

    Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt, nëse ai nuk është i sigurt për të gjithë dhe nëse gjykatat për verifikimin e procedurës së përshpejtuar lejohen të përdorin burimet e veta të informacionit./DW

    gjykata europiane Marrëveshja me Italinë për emigrantët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    April 19, 2026

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    April 19, 2026

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    April 19, 2026

    Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, ndërhyrje emergjente për shuarjen e flakëve

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.