Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen 111 kg ko*ainë në Itali, arrestohen tre persona, mes tyre një shqiptar

    Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen tre të rinj

    E rëndë në Britani/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata e Lartë pranon rekursin për dosjen e inceneratorit të Fierit, çështja rikthehet në Apel me trupë të re gjykuese

    October 21, 2025
    Salianji kërkon pezullimin e dënimit/ Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet rekursi i ish-deputetit të PD-së

    Gjykata e Lartë ka marrë një vendim të rëndësishëm këtë të martë lidhur me dosjen e inceneratorit të Fierit, duke pranuar rekursin e paraqitur si nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ashtu edhe nga të pandehurit.

    Vendimi u mor në dhomë këshillimi, dhe parashikon që çështja të rikthehet sërish për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, por me një trupë të re gjyqtarësh.

    Kjo nënkupton se vendimi i mëparshëm i Apelit, dhënë më 19 dhjetor 2024 nga treshja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Dhimitër Lara, është rrëzuar.

    Si prokuroria, ashtu edhe të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Apelit që rikthente dosjen në GJKKO për rigjykim, duke e çuar çështjen në instancën më të lartë të drejtësisë.

    Në shtator të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) kishte dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, dhe disa të pandehur të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
    Pas ankimimeve të bëra nga palët, Apeli vendosi ta kthente dosjen për rigjykim, vendim që tani është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë.

    Ky zhvillim pritet të rishfaqë dosjen e inceneratorëve në Apelin e Posaçëm, ku një trupë e re gjyqtarësh do të vendosë përfundimisht mbi çështjen që prej vitesh është në qendër të vëmendjes publike dhe hetimeve të SPAK-ut.

    apel gjykata e larte inceneratori i Fierit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sekuestrohen 111 kg ko*ainë në Itali, arrestohen tre persona, mes tyre një shqiptar

    July 15, 2026

    Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen tre të rinj

    July 15, 2026

    E rëndë në Britani/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (EMRI)

    July 15, 2026

    Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

    July 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.