Belina Pupa është shpallur e pafajshme nga një gjykatë australiane pas akuzave për kultivim të lëndëve narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj. Pas disa muajsh proces gjyqësor, burime për VipMagazine konfirmuan lajmin.
Bashkëshorti i influencueses, aktori i humorit Elvis Pupa, ripostoi lajmin në Instagram dhe u shpreh: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë.”

Më 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjykatë në Australi pasi autoritetet dyshuan se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në një deklaratë për Dritare Tv, Belina shpjegoi se ambienti ku u evidentuan shkeljet ligjore ishte një pronë në emrin e saj, por e dhënë me qira.
Gjithashtu, u raportua se edhe Elvis Pupa dyshohej të ishte i përfshirë dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane, por aktori i përgënjeshtroi këto aludime dhe sqaroi të gjitha manipulimet që u bënë rreth ngjarjes.


