Site icon Informohu siç duhet

GJKKO lë në fuqi masën për 6 mjekët e dyshuar për korrupsion pas skandalit të Onkologjikut

GJKKO lë në fuqi masën për 6 mjekët e dyshuar për korrupsion pas skandalit të Onkologjikut

Në GJKKO janë paraqitur mjekët e Spitalit të Onkologjikut, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Burimet bën me dije se është  lënë në fuqi masat që ishin ndaj tyre, dy arrest shtëpie dhe katër detyrim paraqitje. Gjatë seancës Gashit kërkoi që t’i hiqet masa aktuale “arrest shtëpie”.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu  edhe mjekët e tjerë kërkuan heqje të masës. Ndërsa mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje.

Avokatja Xhoi Nela që është mbrojtëse e mjekut Edmond Gashi, paraqiti në gjykatë një vërtetim ku tregohet se ai është mjeku qe ka kryer 268 operacione vetëm për 1 vit (periudha e fundit), që të gjitha të suksesshme.

Exit mobile version