TIRANË– Sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca paraprake në lidhje me dosjen ”Partizani”, ku mes të pandehurve është edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Kujtojmë se Kreu i PD-së, ali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin, privatizuan kompleksin partizani që i solli familjes miliona euro përfitime. Malltezi akuzohet dhe për pastrim parash./Radar.al


