Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë kaluar me sukses peshimin zyrtar, duke konfirmuar se gjithçka është gati për duelin e shumëpritur që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Xhedah të Arabisë Saudite.
Në matjet zyrtare, ish-kampioni i botës në peshat e rënda Anthony Joshua regjistroi 113.9 kilogramë, ndërsa Kristian Prenga rezultoi më i rëndë në peshore me 118.6 kilogramë.
Për Joshuan, kjo sfidë shënon rikthimin në ring pas një periudhe mungese dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm për të nisur një etapë të re në karrierën e tij. Boksieri britanik hyn në këtë duel si favorit, falë eksperiencës së pasur dhe suksesit të arritur ndër vite, ku ka fituar dy herë titullin kampion bote në kategorinë e peshave të rënda.
ONE MORE SLEEP UNTIL AJ IS BACK 💥
— Ring Magazine (@ringmagazine) July 24, 2026
🇬🇧 Anthony Joshua – 251 lbs
🇦🇱 Kristian Prenga – 261.4 lbs
✅ All set for their heavyweight main event tomorrow night in Jeddah#JoshuaPrenga | July 25th | Exclusively on DAZN 🥊 pic.twitter.com/aXLn07kMoT
Nga ana tjetër, Kristian Prenga do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij. Për boksierin shqiptar, kjo është hera e parë që ndeshet me një emër të kalibrit të Anthony Joshuas, ndërsa një rezultat pozitiv do të përbënte një nga arritjet më të rëndësishme në karrierën e tij profesionale.
Fituesi i kësaj përballjeje pritet të afrohet me sfidat më të mëdha në kategorinë e peshave të rënda. Ndërkohë, për Anthony Joshuan vijon të përflitet mundësia e një superdueli me Tyson Fury, nëse ai arrin të kalojë me sukses provën ndaj Prengës.
Me peshimin tashmë të përfunduar, gjithçka është gati për një nga duelet më tërheqëse të fundjavës, ku mbetet për t’u parë nëse Joshua do të konfirmojë statusin e favoritit, apo nëse Kristian Prenga do të realizojë një surprizë të madhe në arenën e boksit profesionist.


