Blendi Fevziu, prej disa ditësh postoi një video, për të treguar se plazhet në Jug këtë vit janë bosh apo se çmimet në ato zona janë të shtrenjta.
Dje ai postoi një video nga “Gjiri i Gramës”, duke thënë se nuk e kishte parë asnjëherë kaq bosh.
“Krejtësisht bosh, shiheni. Nuk më ka ndodhur kurrë ta shoh Gramën kështu. Se kush e ka fajin tani nuk di ta them”, tha Fevziu.
Sot nuk ka munguar ka reagimi nga kryeministri Edi Rama, por ai ka zgjedhur të mos përmendi emra.
Kryeministri postoi një video pikërisht nga “Gjiri i Gramës”, ndërkohë që shkruan:
“Gjiri i Gramës është si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit. Mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”.


