Artisti i njohur Gjesti ka ndezur debat në rrjet pas një reagimi të fortë ndaj gjendjes aktuale të muzikës në estradë.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, ai u shpreh i pakënaqur me ritmet dhe projektet që po publikohen, duke i cilësuar si “të tmerrshme” dhe larg vizionit artistik që dëshiron të përfaqësojë.
“Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë. Me thanë dikush ‘wow, shih çka ka bë’. Jam tu u përgatitë deri në fund të marsit. Ja po e ndryshojmë, ja po e lëmë krejt”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se është në një fazë reflektimi dhe rishikimi të projekteve të reja.
Sipas tij, ritmi që po dominon tregun nuk i përshtatet drejtimit që synon të ndjekë, çka mund të sjellë ndryshime të mëdha në materialet e ardhshme.
Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta, me fansat të ndarë mes atyre që e mbështesin për sinqeritetin dhe atyre që e konsiderojnë kritikën e tij si të ashpër ndaj industrisë muzikore.


