Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

    May 16, 2025
    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm – përfshirë edhe postin për Ballkanin Perëndimor. Ky post ishte krijuar në vitin 2022 nga ministrja e atëhershme e Jashtme, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), për të mbështetur me intensitet procesin e afrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.Ministria e Jashtme Gjermane i tha DW se ky vendim është pjesë e një premtimi qendror të qeverisë së re: shkurtimi dhe thjeshtimi i strukturave shtetërore. “Detyrat që më parë i përkisnin dërguarit të posaçëm do të kalojnë në sektorët përkatës të ministrisë”, i tha një zëdhënës i ministrisë DW dhe shtoi se bashkëpunimi me vendet e rajonit do të vazhdojë të jetë i ngushtë dhe i thelluar, ndërsa Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE do të mbeten prioritete të qarta.

    Rol ndërmjetësues në Ballkanin Perëndimor

    Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit), i cili e mbajti këtë post deri tani, ka qenë një figurë shumë aktive në politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Ai udhëtonte rregullisht në rajon, merrte pjesë në samite dhe ndërmjetësonte mes qeverive. Veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit, Sarrazin pati një rol kyç në arritjen e marrëveshjeve për mobilitetin në kuadër të Procesit të Berlinit. Në qeverinë e mëparshme tripartiake, Ballkani Perëndimor gëzonte një rëndësi të veçantë.

    Në marrëveshjen e re të koalicionit mes socialdemokratëve dhe demokristianëve rajoni përmendet shumë pak. Edhe pse me ministrin e Jashtëm Johann Wadephul dhe ministrin e Evropës Gunther Krichbaum – Gjermania ka në krye të diplomacisë dy njohës të Ballkanit Perëndimor, rajoni nuk arriti të gjente vend as në fjalimin e kanclearit Merz e as në atë të ministrit të jashtëm Wadephul, gjatë prezantimit të prioriteteve të tyre qeveritare të mërkurën, më 14 maj,  në Bundestag.

    Reagime të përziera në Bundestag

    Deputeti i Të Gjelbërve Boris Mijatovic e kritikon heqjen e postit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Ai vlerëson se ky rol ishte një instrument i rëndësishëm politik për të dërguar sinjale mbështetjeje ndaj rajonit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE. “Siç duket, qeveria e re po largohet nga ideja e një afrimi të shpejtë të rajonit me Bashkimin Evropian”, tha ai për Deutsche Wellen.

    Deputeti i partisë bashkëqeverisëse SPD, Adis Ahmetovic, në të kundërtën siguron për DW se me Wadephul dhe Krichbaum qeveria e re ka në krye të diplomacisë figura me përvojë të thellë në rajon dhe çështja do të trajtohet në “nivel të lartë”. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbetet një prioritet i lartë për ne si grup parlamentar i SPD-së,” tha Ahmetovic për Deutsche Wellen./DW

    “I gatshëm për takim ‘tet-a-tet’ me Putin”/ Zelensky nga Tirana: Delegacioni rus është thjeshtë teatër

    “I dashur Volodymir, siguria juaj është edhe e jona”/ Shefi i KE: Paqja pa mbrojtje, iluzion

    “Shqipëria është Europë si Italia”/ Meloni: Integrimi në BE në të mirën e sigurisë së kontinentit

    Ballkani Perëndimor gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi

    April 22, 2026

    E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

    April 22, 2026

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    April 22, 2026

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.