Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vr*sjen e Liridona Ademajt

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Gjeoekonomia, Shqipëria më e ndërlidhura me BE në rajon, por ka sfida

    October 7, 2025

    TIRANË– Ekonomia e Shqipërisë ka lidhjet më të forta me BE-në se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sipas Indeksit të Ndërlidhjes Gjeoekonomike të publikuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Studimi vlerëson se Shqipëria ka lidhjet më të forta me BE-në krahasuar me shumicën e vendeve të tjera si, Bosnja, Serbia Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi – ndërsa për Kosovën mungonin të dhëna të sakta.

    Gjithashtu raporti thekson se Kina ka forcuar lidhjet tregtare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në vitin 2023, për Shqipërinë, Kina ishte ndër shtetet me rritjen më të lartë të tregtisë. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, kjo paraqet një sfidë, pasi duhet ruajtur thellësia e lidhjeve me BE-në për të mos u ndikuar nga strategjitë kineze. Raporti tregon se ndërsa për një periudhë BE-ja mbante avantazh të qartë në tregti (importe, eksporte, lidhje tregtare) në Ballkan, që prej vitit 2021 vihet re një tendencë rënieje. Shqipëria, edhe pse është relativisht e lidhur mirë me BE-në, mund të përballet me sfida në ruajtjen e pjesës së tregtisë me Unionin.

    Ndërkohë që BE-ja mbetet investitori kryesor, përfshirë Shqipërinë, raporti evidenton se roli i saj në investimet e reja (greenfield FDI) është dobësuar pas vitit 2021.
    Kjo do të thotë që Shqipëria mund të mos tërheqë kapital të ri europian mjaftueshëm, krahasuar me investimet që vijnë nga Kina ose aktorë të tjerë, çka sjell pasoja për zhvillimin infrastrukturor, teknologjik dhe konkurrueshmërinë rajonale.

    Në aspektet e politikave dhe përafrimit rregullativ – sinkronizim politik, monetar, fiskal dhe konvergjencë ligjore – BE-ja ka mbetur dominuese në rajon. Për Shqipërinë kjo nënkupton rëndësi strategjike për harmonizimin e ligjeve, standardeve dhe mekanizmave rregullatorë me BE-në, në mënyrë që të ruajë integrimin dhe përfitimet nga marrëveshjet tregtare dhe investuese.

    Raporti sugjeron se kur lidhjet e BE-së me rajonin ngecin, vende si Kina mund të shfrytëzojnë hapësirat e lëna bosh. Forcimi i politikave që nxisin investimet evropiane (jo vetëm tregtare), sidomos në sektorë strategjikë si infrastruktura, teknologjia dhe energjia, rekomandohet nga ekspertët e Vjenës. Gjithashtu, rritja e konkurrueshmërisë së firmave shqiptare në tregjet evropiane është e domosdoshme për të ruajtur dhe zgjeruar ekspozimin tregtar me BE-në. Raporti sugjeron monitorim të kujdesshëm të kontratave strategjike ose projekteve infrastrukturore që vijnë nga jashtë BE-së, për t’u siguruar që ato nuk krijojnë varësi të dëmshme dhe nuk cenojnë interesin kombëtar./Monitor

    BE Ekonomia e Shqiperise Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për vr*sjen e Liridona Ademajt

    April 17, 2026

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.