Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë konfirmuar të martën se dy trupat e gjetur pas mbytjes së jahtit luksoz të fundosur të hënën (19 gusht) pranë brigjeve të Siclisë, i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah, sipas mediave italiane.
Me gjetjen e dy trupave përkatësisht të manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah tashmë është edhe 1 person tjetër i zhdukur, ndërsa të hënën në mëngjes u gjet trupi i kuzhinierit kanadez të Antiguanit Recaldo Thomas.
Ndërkohë disa pamje të publikuar në media tregojnë momentet e tornados, që dyshohet se është shkaku i mbytjes së jahtit.


