Një trup i pajetë mashkulli është gjetur pasditen e sotme pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Policia njofton se identiteti i viktimës nuk është përcaktuar ende, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për të identifikuar trupin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa për momentin nuk ka asnjë pistë të mundshme mbi shkakun e vdekjes.


