POGRADEC– Është zbardhur ngjarja që ndodhi një ditë më parë në Pogradec, ku një shtetas i identifikuar si Egli Proga, 42 vjeç u gjet i shtrirë në rrugë. Bazuar në informacionet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje.
Raportohet se i riu është dhunuar nga një person që tashmë është identifikuar nga policia, bëhet fjalë për shtetasin, D.M., i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë mësohet se viktima dhe autori janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Pavarësisht se i riu u transportua në spital nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.


