Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë

    June 5, 2026

    Policia e Shtetit ka realizuar ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të gjashtë shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik.

    Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Lista e shtetasve të ekstraduar, të cilët pritet të paraqiten përpara autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, përfshin:

    Kristo Qirici (alias Jetmir Hoxha, alias Jetmir Qirici), 44 vjeç.

    Shkelzen Kraja, 44 vjeç.

    Aleks Pepaj (alias Shkelqim Pepaj), 38 vjeç.

    Devit Patrut (alias Elidon Skendaj, alias Devid Boraj, alias Fatmir Pepaj), 39 vjeç.

    (Të katër shtetasit e mësipërm janë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale).

    Ilir Lazri (alias Ilir Sula), 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale.

    Merxhan Celiku, 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik.

    Policia e Shtetit theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një prioritet në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për t’i vënë ata përballë drejtësisë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.