‘Giro d’Italia’ po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi.
Australiani Luke Plapp i skuadrës ‘Team Jayco–AlUla’ u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Asnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, paçka se vijoi garën me biçikletë të re.


