PRISHTINË– Dy artistët e njohur nga Kosova kanë humbur njeriun e shtrenjtë. Getionjo dhe Mozzik, kanë konfirmuar sot ndarjen nga jeta të gjyshit, (babain e nënës së tyre).
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku Getinjo ka ndarë një fotografi nga momentet e fundit pranë të ndjerit, duke shprehur dhimbjen dhe respektin e madh për figurën e gjyshit.
“Allahu e mëshiroftë. Gjyshërit na e këpusin shpirtin.”-shkruhej në postim.
Nga ana tjetër reperi Mozzik, teksa ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë, i ka bërë një dedikim të ndjerit duke shtuar dhe informacion për ceremoninë mortore./Radar.al



