Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet me vajzën e partnerit në supermarketin “Xhangolli”, video që u shpërnda nga menaxherja e këtij supermarketi. Ajo mohoi akuzat për dhunë ndaj të miturës dhe shpjegoi se situata ndodhi pasi vajza e partnerit kërkonte një patatinë tjetër dhe ishte mërzitur. Gjalpi thotë se e mitura tentoi të largohej nga supermarketi, por ajo e mbajti për shkak të sigurisë, pasi rreziku i kalimit të saj në rrugë ishte i madh.
Blogerja theksoi se videoja ishte publikuar padrejtësisht nga menaxherja e supermarketit, e cila e ka shkelur rregulloren e punës dhe është pushuar nga puna për këtë arsye. Gjalpi e quajti këtë veprim si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj në rrjetet sociale dhe shtoi se nëse menaxherja do të kishte vërejtur ndonjë dhunë ndaj vajzës, ajo do ta kishte denoncuar atë tek Policia dhe jo tek portali online “JOQ Albania”.
Sipas Gjalpit, videoja u shpërnda për të bërë dëm dhe portalet kërkonin para për ta hequr lajmin. Ajo shpjegoi gjithashtu se vajza nuk ka qenë e nervozuar dhe nuk ka treguar asnjë shenjë dhune. Pas incidentit, Policia nisi hetim ndaj Gjalpit për akuzat e dhunës, ndërkohë që ajo shprehu shqetësimin për situatën dhe pasojat e video-s në jetën e saj.
Në lidhje me menaxheren, Gjalpi tha se nuk e njihte dhe nuk kuptonte pse ajo kishte bërë një veprim të tillë, duke shtuar se ajo u pushua nga puna pasi u zbulua që kishte hapur DVR për të shpërndarë videon.
REAGIMI I PLOTË
Kur ke një të mitur dhe e ke per dore pergjegjsia eshte 100 fish me e madhe. E kam mbajtur nga dhe do e mbaj kur e shoh të arsyeshme dhe të logjikshme, pa e lënë të vrapoje jashte sepse per nje sekonde behet hataja. Ne Tirane ju e dini se si ecin makinat, Si eshte me mire nje femije ta kapesh nga dora apo te iki me vrap ne rruge? Nuk i kam shkulur floket, as nuk i kam bertitur, e kam mbajt ne kurriz per të qëndruar aty deri sa te pagonim sepse babai ishte per jashte dhe po priste.
Goca nuk ka qene me nerva me mua, nuk eshte femije nevrik perkundrazi eshte nje femije shume i dashur, donte te merrte patatina te tjera, haribo dhe nuk e mbaj mend se çfare prandaj eshte me nerva sepse une i bleva vetem një të vogel, kishte qejf te vinte me mua sepse zbrita te merrja diçka per vete, por as ate nuk e mora sepse e pashe qe mori patatinën dhe donte te ikte me vrap Me besoni vajza eshte shume e zgjuar, dhe eshte goxha e rritur nqs do ndjehej e dhunuar do i tregonte nenes mamit dhe babit sepse eshte shume e lidhur me ta.
Ne super market ka pasur shume njerez, askush nuk u shokua nga situata sepse ishte nje sekond dhe gjera që ndodhin me femije te vegjel. Jam rrezuar dhe jam ndjere pak keq, por prap e kapa nga dora mos ikte. Kjo eshte e gjitha. Nuk e kam menduar qe dikush me mendje aq te djallezuar do e priste si vidjo dhe do e çonte te jeta osh qef. Kjo ka ndodhur te super market Xhangolli, dhe vidjoja ishte çuar nga menaxherja. E cila pasi u përball me faktet, nga nje spiune pa pagese që shperndan diçka qe nuk i takon, u be nje njeri që mu lut e mu përgjerua ta falja, duke bere skena te fikëti dhe paniku, tipike e dikujt qe ishte ne faj. Nqs ajo do ishte shokuar nga unë, ta çonte vidjon ne polici jo te JOQ sepse 129 eshte pa pagese. Por nuk e pa te arsyeshme këtë.
Menaxheren e Xhangollit as nuk e njihja, as nuk e kisha pare kurre në jete. Nuk arrij ta kuptoj se per çfare arsye ajo e beri kete gje, nuk arrij ta shpjegoj as ne mendjen me diabolike kjo gje nuk behet. Ajo u pushua nga puna qe ne momentin qe pronari e zbuloi qe kishte hapur DVR. A ndjehem mirë që ajo u pushua nga puna, jo aspak. Ajo ishte nenë me dy femije dhe me nje familje, une mund ti kem hequr bukën e gojes dhe e kam mendjen aty. Ju betohem që 24 oret e fundit kanë qënë ferr per mua. Jam futur në dhe dhe kam dale.
Por kam pasur shume mesazhe që me kanë kuptuar. Por jam shendoshe e mire ne shtepi, portalet genjejne, JOq kerkon lek ta heq lajmin, kjo eshte shqiperia të dashur miq, kujdesuni per veten tuaj sepse kamerat dhe JOQ te demtojne, te shkaterrojne, dhe kini kujdes ne çdo ambjent publik, lejeni fëmijen te blejë “budalliq” të iki mr vrap ne rrugë se vetem ashtu nuk ju gjykon njeri.


