Në një intervistë të dhënë për “Top Albania radio” gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj komentoi raportin midis Loredanës dhe Jozit.
Më tej gazetarja na zbuloi dhe përgjigjen e pyetjes së fmashmë: Çfarë e lidh Jozin me Valbonën?
Ledjona na zbulon se Jozi pasur diçka jashtë me Valbonën disa vite më parë dhe se dyshimi i ngritur mbi marrëdhënien e tyre është i vërtetë.
“Patjetër që ka diçka më shumë se shok. Që në momentin kur e ka justifikuar Valbona që është shoku i vëllezërve të mi. Pastaj nuk po dinte çfarë po thoshte pas disa ditësh pasi kur gënjen nuk mban mend se çfarë ke thënë. Ata njihen jashtë. Ata kanë qenë të lidhur jashtë shumë kohë më përpara dhe nuk kanë dashur ta thonë aty brenda. Unë mendoj që Jozi kur është futur aty brenda dhe ka parë Valbonën mund ta vazhdonin edhe aty historinë e shumë viteve më parë për të bërë shoë, por doli Loredana që i pëlqeu më shumë. Më beso që ka për ta pranuar Jozi në vazhdim” u shpreh Ledjona.


