Një gazetare e rrëmbyer në mes të qershorit në Meksikë është gjetur e vdekur, ka bërë të ditur zyra e prokurorit në Veracruz.
Sipas hetimeve, dy persona të maskuar e rrëmbyen gazetaren nga shtëpia e saj, një ngjarje e dokumentuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë momentin e sulmit. Në video shihet një burrë që hyn me forcë në banesë dhe sulmon gazetaren, ndërsa një tjetër person i armatosur e shoqëron gjatë ngjarjes.
Hetimet kanë çuar në arrestimin e tetë personave, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasje. Mes të arrestuarve janë edhe katër pjesëtarë të policisë bashkiake, të dyshuar se kanë ofruar mbështetje logjistike, burime dhe ushqim për grupin kriminal që kreu rrëmbimin.
Shteti i Veracruz-it konsiderohet një nga zonat më të rrezikshme për gazetarët në Meksikë, me një numër të lartë sulmesh dhe vrasjesh ndaj përfaqësuesve të medias.
Vetëm në muajin qershor, një tjetër gazetar i pavarur, Luis Ángel López Valdez, u vra në një taksi. Ndërkohë, gazetarja e vrarë është raportuar si viktima e tretë e gazetarisë në Veracruz gjatë vitit 2026. Në janar, Carlos Castro u qëllua për vdekje në një restorant në të njëjtin shtet.
🚨 #ÚltimaHora | Fiscalía de Veracruz confirma asesinato de la periodista Roxana Berenice Guzmán Ramírez
— Azucena Uresti (@azucenau) July 3, 2026
La fiscalía informó que los dictámenes periciales concluyeron que los restos localizados corresponden a la comunicadora.
Se han ejecutado 8 órdenes de aprehensión en contra… pic.twitter.com/cxWZPaxB1y


