Gazetarja Etleva Delia thotë se arrestimi i Safet Bajrit, mund të zbulojë detaje edhe për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Më herët, Bajri është shoqëruar për këtë ngjarje, por u lirua për mungesë provash.
Gazetarja thotë se Bajri është i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhanë e Ibrahim Licit, ky i fundit në kërkim nga policia.
“Fatbardh Lici, është xhaxhai i Ibrahimit Licit, në kërkim dhe kunati i Lulzim Kullës, i cili konsiderohej personazh i rëndësishëm i botës së krimit në Shkodër. Filluan një seri vrasjesh në Shkodër për hakmarrje.
Safet Bajri, është personazh që në Shqipëri u arrestua në 2018, në kuadër të operacionit “Oaz”, u konsiderua si grup i strukturuar kriminal. Por edhe si një letër porosi e mbërritur nga Belgjika. Kjo dosje, siç u prezantua me bujë të madhe, u shfry gjatë rrugës.
Safet Bajri, pasi bëri dënimin për fiksimin e basteve sportive, mori leje në burgun e Fierit, u la i lirë, deri sot që u arrestua sërish. Safet Bajri ishte shoqëruar edhe më parë, u la i lirë për mungesë provash.
Për faktin që Safet Bajri është i arrestuar, do ketë më shumë mundësi për mbledhjen e provave, edhe për masakrën në Dobraç. Vrasja e Fatbardh Licit, ka pasur dyshime që mund të ishte kryer nga njerëz të Safet Bajrit”, theksoi gazetarja.
“I shoqëruar nga RENEA”/ Avokati i Safet Bajrit: Nuk e arrestoi njeri, u dorëzua vetë


