Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes, ish-kryeministri britanik Tony Blair deklaroi se Gaza është administruar për vite me radhë nën një sistem të korruptuar, duke theksuar nevojën për një model të ri qeverisjeje.
Blair u shpreh se plani i ri synon transformimin e plotë të Gazës, duke përfshirë reformimin e institucioneve, përmirësimin e klimës së biznesit, zhvillimin e arsimit dhe një revolucion dixhital që do t’i japë mundësi shoqërisë të përfitojë nga potencialet e saj.
Sipas tij, objektivi është që Gaza të bëhet pjesë e një Lindjeje të Mesme në paqe, ku qytetarët – myslimanë, të krishterë dhe hebrenj – ta ndjejnë qeverinë në krahun e tyre dhe jo kundër tyre.
Blair e cilësoi planin për Gazën si një mundësi thelbësore jo vetëm për vetë territorin, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë, duke e përshkruar atë si “shpresa e vetme” për një të ardhme më të qëndrueshme.


