TIRANË– Në një kohë që është finalizuar faza e intervistimit të 14 kandidatëve për kreun e Policisë së Shtetit, pritet që të publikohet lista me pikëzimin e marrë për secilin prej tyre.
Bëhet me dije se më të vlerësuarit do t’i dërgohen Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga.
Të paktën dy prej grave që aplikuan, Ejona Gurabardhi dhe Suela Sulkaj, që nuk plotësojnë kriteret janë skualifikuar. Këto të fundit nuk plotësojnë kriteret, sepse nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, që është një kriter për të qenë në krye të institucionit.
14 kandidatë garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentjan Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Tonin Vocaj./Radar.al


