Site icon Informohu siç duhet

Gafë në ceremoninë e “Topit të Artë”/ Donnarumma shpallet portieri i vitit, faqja zyrtare ia jep gabimisht dikujt tjetër

Gianluigi Donnarumma është shpallur fitues i çmimit prestigjioz si portieri më i mirë i vitit, pas një sezoni pozitiv.

Por një gafë e faqes zyrtare të “Topit të Artë” ka shkaktuar konfuzion. Në një postim të publikuar në rrjet, në vend të Donnarummas, i renditur i pari doli Emiliano Martinez. Postimi u fshi menjëherë pas vënies re të gabimit.

Megjithatë, trofeu mbetet në duart e Donnarummas, që nuk ka arsye të shqetësohet nga kjo ngatërresë.

Exit mobile version