Ish-banori i “BBVA4” njëkohësisht dhe artisti i njohur shqiptar G Bani në një intervistë për emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, komentoi më shumë situatën aktuale në spektaklin në fjalë.
Teksa foli për rikthimin e Eglit në këtë format, G Bani komentoi dhe marrëdhënien e saj me Gjestin.
Ish-banori u shpreh se Egli është një lojtare e drejtë ndaj ndryshoi 360 gradë ndaj Gjestit.
‘Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin” theksoi G Bani.
Teksa u pyet se pse ka këtë “zell”për të folur për Eglin, ndryshe nga herë të tjera, G Bani u përgjigj:
‘Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.‘


