Para pak ditësh, G Bani la përfundimisht shtëpinë e “BBVA4” për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij.
Ishte Ledioni ai që u fut brenda shtëpisë për t’i dhënë lajmin e papritur artistit se babai I tij kishte kaluar një ishemi cerebrale.
Por pavarësisht kësaj, të shumtë kanë qenë njerëzit që shprehën dyshimet e veta mbi daljen e G Banit, duke ngritur aludime se produksioni e kishte shpikur arsyen për shëndetin e babait në mënyrë që të nxirrte jashtë loje banorin.
Por ditën e sotme G Bani ka ndarë një fotografi të babit të tij nga një spital në Chelsea përbri të cilës shkroi: “pasi s’mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët”.



