Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar, i cili u kap duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë nga Greqia, në aksin rrugor Kapshticë–Bilisht.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan mallra me vlerë rreth 2000 euro, kryesisht pajisje hidrosanitare dhe elektrike, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedim penal edhe ndaj një doganieri të Pikës Kufitare të Kapshticës, i dyshuar për “shpërdorim detyre” në lidhje me kalimin e mallit kontrabandë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.


