Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e portës shkodrane

    April 16, 2025

    Futbolli shqiptar dhe qyteti i Shkodrës janë sot në zi. Në moshën 80-vjeçare është ndarë nga jeta Paulin Ndoja, ish-portieri i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare, një emër që nuk u shqua vetëm për pritjet në fushë, por edhe për qëndresën përballë padrejtësive të një kohe të vështirë.

    I lindur më 19 dhjetor 1945, Ndoja u bë pjesë e historisë së Vllaznisë që në rini, duke fituar Kupën e Shqipërisë në vitin 1965 dhe më pas titullin kampion në sezonin 1971-72. Por karriera e tij e ndritur u ndërpre brutalisht nga regjimi komunist për shkak të “biografisë së keqe”. Ai refuzoi të ndahej nga e fejuara, duke zgjedhur dashurinë përpara kompromisit politik. “Dorëzo teshat, por gruan mos e lër,” i patën thënë babai dhe xhaxhai – një udhëzim që do t’i kushtonte fundin e karrierës si futbollist.

    Ndërsa Kombëtarja e thërriste vazhdimisht në grumbullime, ai lejoi të luante vetëm një ndeshje zyrtare – një fitore ndaj Kinës. “Biografia më ndiqte kudo,” thoshte me dhimbje.

    Më vonë, u rikthye në sport si trajner portierësh, duke dhënë kontributin e tij të çmuar për dekada me radhë. Paulin Ndoja do të kujtohet si një sportist i talentuar, por mbi të gjitha si një njeri me karakter të hekurt, që nuk pranoi të përkulej as përballë padrejtësive më të mëdha.
    U prehsh në paqe, legjendë!

    futbolli Paulin Ndoja Shkodra Vllaznia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.