TIRANË– Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla sot prezantoi “Bordin e Paqes” në Kuvend, gjatë seancës së sotme plenare.
FJALA E BALLËS:
Sot, Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej rendit të ditës dhe lidhet me rolin e ri të Shqipërisë sonë në arenën ndërkombëtare. Projektligji që kemi sot në shqyrtim dhe më pas në votim ka të bëjë me ratifikimin e kartës së Bordit të Paqes organizim i ri ndërkombëtar ideuar nga presidentit i SHBA Donald Trump, ku RSH dhe kryeministri i saj Edi Rama janë ftuar të jenë anëtarët themelues. Rol konstruktiv të Shqipërisë sonë të përbashkët dhe shënon një moment të paprecedent pozitiv ku vendi shihet si aktor ku kontribuon për zgjidhje globale për paqen. Kjo ftesë, nuk është diçka e zakonshme. Nuk është formale./Radar.al


