Para pak orësh presidenti I PL-së Ilir Meta ka reaguar nga qelia, përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Facebook.
Meta përgjatë postimit komentoi raportin e kryeministrit Rama me Alex Soros.
Sipas Metës Rama fshiu nga rrjetet sociale fotot me Sorosin, për t’i faturuar sipas tij “të gjithë sorosifikimin e 20 viteve Lali Erit”, kryetarit të bashkisë së Tiranës.
“Akoma më keq, shefi i tij përpara se të linte Shtëpinë e Bardhë, përveç dekorimit të Sorosit, bëri edhe faljen e djalit dhe të gjithë të afërmve të tij. Ndërsa ky halldupi i Ramaformës e fshin Aleksin nga rrjetet sociale me urgjencë dhe gjithë sorosifikimin e 20 viteve kërkon t’ia faturojë tani Lali Erit. Deri kur do vazhdojmë ne më këta “perëndimorët”? Po Kushtetutë kemi ne? Po Kushtetutën a nuk e kemi bërë me këta? Po Reformën e “plepave” a nuk e bëmë me këta? Po Reformën pas 1997 a nuk e bëmë me këta? Pse sa herë ndërrohen ambasadorët e tyre do ndryshojmë Kushtetutën ne?”, shkroi Meta ndër rreshta.
Nga qelia e paraburgimit Meta gjithashtu flet me kritika dhe tone të ashpra lidhur me reformën në drejtësi.
Sipas Metës reforma në drejtësi dhe SPAK janë kapur nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama.


