Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    FSHF zyrtarizon kandidaturat, 13 emra në garë për Komitetin Ekzekutiv

    January 29, 2026

    Komisioni i Verifikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zyrtarizuar kandidaturat për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet më 16 shkurt 2026.

    Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Komisioni – organi përgjegjës për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor – shqyrtoi propozimet e paraqitura nga anëtarët e Asamblesë, si dhe verifikoi përmbushjen e kritereve statutore dhe ligjore për kandidatët dhe delegatët.

    Pas përfundimit të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv kanë siguruar dy propozimet e nevojshme dhe plotësojnë kushtet për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

    Kandidatët për Komitetin Ekzekutiv, sipas rendit alfabetik, janë: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.

    Për postin e Presidentit të FSHF-së është regjistruar vetëm kandidatura e Armand Dukës, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës.

    Gjithashtu, Komisioni ka zyrtarizuar edhe listën e delegatëve që do të marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore, në përputhje me Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025, lidhur me numrin e delegatëve për secilin anëtar të federatës.

    Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mandatin e ri katërvjeçar.

    fshf Komiteti Ekzekutiv
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.