Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    FSHF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit

    April 3, 2025
    Federata e Futbollit dhe Federata e Basketbollit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim promovimin, zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arbitrimit në të dyja sportet, përkatësisht futbollit dhe basketbollit.

    Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe gjetja e burimeve për të arritur rezultate më pozitive, si dhe për të rritur nivelin e profesionalizmit të arbitrave.

    Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilësoi këtë marrëveshje bashkëpunimi shumë të rëndësishme dhe falënderoi Presidentin Ponari për gatishmërinë e tij. Presidenti Duka u shpreh i sigurt se kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe për të bërë akoma më shumë për dy sportet më të rëndësishme në Shqipëri.

    “Jemi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për arbitrimin, bashkë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, të cilin e falënderoj dhe i uroj mirëseardhje. Gjithashtu, e falënderoj për gatishmërinë e tij për këtë marrëveshje. Dy sportet tona, futbolli dhe basketbolli, për mua më të rëndësishmet në vendin tonë, janë sporte të ngjashme sepse janë sporte kolektive dhe kanë elementë që mund t’i bashkojnë. Nëpërmjet këtij memorandumi ne do të bëjmë seminare dhe përgatitje të përbashkëta për arbitrat gjatë dy viteve të ardhshme.

    Unë jam i sigurt që kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave dhe të dyja sporteve për shkëmbimin e eksperiencave më të mira që kanë Federata e Basketbollit dhe Federata e Futbollit. Së bashku do të bëjmë akoma më shumë. Një pikë shumë e rëndësishme e marrëveshjes është aktivizimi i arbitrave vajza dhe gra, si në futboll ashtu edhe në basketboll, mënyra se si duhet t’u qasemi atyre, kushtet që duhet të krijojmë dhe ndihma e tyre për zhvillimin e arbitrimit dhe gjithë sportit të basketbollit e futbollit.

    Duke falënderuar edhe një herë Presidentin Ponari, uroj që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë dhe të mos ndalemi vetëm në fushën e arbitrimit, por edhe në çdo aspekt tjetër ku kemi interesa të përbashkëta për zhvillimin e futbollit dhe basketbollit në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare”, – tha Presidenti Duka.

    Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, e cilësoi këtë marrëveshje si historike dhe shumë të rëndësishme, pasi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arbitrimit. Gjithashtu, ai falënderoi Presidentin Duka për gjithçka ka bërë për sportin në Shqipëri.

    “Faleminderit, President Duka! Për mua është një ditë e veçantë, ndoshta dhe historike, sepse për herë të parë dy federata nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët. Një marrëveshje që do t’i shërbejë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe ndërtimit të një programi e strategjie për edukimin dhe rritjen e nivelit të cilësisë. Vajza dhe djemtë që ushtrojnë këtë profesion do të kenë mundësinë të pasqyrojnë dhe tregojnë nivelin e lartë të arbitrimit, sepse ata janë në të vërtetë njerëzit që përfaqësojnë federatat dhe janë dinjitozë, si në fushat e blerta ashtu edhe në pallatet e sportit.

    Do të punojmë për të larguar konceptin e gabuar që arbitrat janë fajtorët e humbjeve. Do të luftojmë që kjo frymë të largohet dhe arbitrimi të marrë peshën dhe rolin që ka për të pasqyruar denjësisht aktivitetet dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

    Edhe njëherë, z. Duka, të uroj për këtë iniciativë dhe për gjithçka që ke bërë edhe për basketbollin, pa përmendur sukseset e mëdha që futbolli ka arritur nën drejtimin tuaj, si në Shqipëri ashtu edhe më gjerë”, – tha Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

    Memorandumi i bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit përfshin disa pika kryesore:

    Trajnime të përbashkëta mbi vendimmarrjen dhe menaxhimin e presionit, si dhe organizimin e seminareve dhe trajnimeve për arbitrat e të dyja sporteve mbi komunikimin, menaxhimin e stresit dhe vendimmarrjen gjatë ndeshjeve.

    Testime fizike dhe stërvitje të përbashkëta, për të siguruar që arbitrat të kenë një nivel të lartë të aftësive fizike dhe qëndrueshmërisë.

    Shkëmbim eksperiencash dhe mentorim, ku arbitrat me përvojë nga të dyja federatat do të ndajnë raste konkrete të arbitrimit për të ndihmuar kolegët e tyre në rritjen profesionale.

    Zhvillimi i një kodi të përbashkët etike dhe profesionalizmi, për të krijuar standarde të përbashkëta që forcojnë integritetin dhe respektin për këtë profesion.

    Organizimi i eventeve dhe forumeve të përbashkëta për arbitrat, duke përfshirë workshop-e, konferenca dhe forume, ku arbitrat e të dyja sporteve do të diskutojnë sfidat e arbitrimit dhe do të ndajnë praktikat më të mira./PanoramaSport

    “Threedots u përça?”/ Th*kë pas shpine, për kë e kishte Flori Mumajesi? (VIDEO)

    Parashqevi Simaku këndon live për herë të parë pas 20 vitesh (VIDEO)

    fshf marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në Kaçinar të Mirditës, flakët përfshijnë tre vatra pranë banesave të braktisura

    July 21, 2026

    Flakët rrezikojnë banesat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

    July 21, 2026

    “Kur të pashë në BBV m’u mor fryma”, Mateo i bën deklaratën romantike Brikenës: Unë në punë e kam mendjen vetëm tek ty

    July 21, 2026

    Alarm maksimal për stuhi ekstreme në Ballkan! Kosova në nivelin më të lartë të rrezikut, Shqipëria nën paralajmërim

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.