Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    FSHF i jep lamtumirën Sylvinhos dhe stafit të tij/ Duka: Mbyllet një cikël historik për Kombëtaren

    May 22, 2026

    Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event falënderimi dhe mirënjohjeje për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si dhe për ndihmësit e tij, Dorival dhe Pablo Zabaleta, duke vlerësuar kontributin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

    Në ceremoninë e organizuar nga FSHF morën pjesë presidenti Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, administrata e Federatës, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të institucionit.

    Në një atmosferë respekti dhe vlerësimi, presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të ekipit Kombëtar, duke veçuar si sukses historik kualifikimin dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024.

    Si shenjë mirënjohjeje, drejtuesit e FSHF-së u dhuruan trajnerëve fanella të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në nder të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.

    Në fjalën e tij, Armand Duka theksoi se Sylvinho dhe bashkëpunëtorët e tij lanë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi.

    Ai sqaroi se largimi i stafit teknik nuk lidhet me mungesë rezultatesh apo motivimi, por me mbylljen e një cikli dhe nisjen e një etape të re për ekipin Kombëtar.

    “Gjatë këtyre tre viteve kemi përjetuar momente shumë të bukura dhe emocione të forta. Kulmi ishte vendi i parë në grup dhe kualifikimi në Euro 2024, një moment historik për Shqipërinë. Sylvinho, Dorival dhe Zabaleta dhanë maksimumin e tyre për ekipin Kombëtar dhe fituan respektin e të gjithëve”, u shpreh Duka.

    Presidenti i FSHF-së shtoi se në futbollin e ekipeve kombëtare ndryshimet janë pjesë normale e procesit, pasi ndryshe nga klubet, lojtarët nuk mund të zëvendësohen dhe ndryshimi vjen përmes stafit teknik.

    Në ceremoninë e lamtumirës u falënderuan edhe pjesëtarë të tjerë të stafit, mes tyre Ilir Bozhiqi, Luca Laurenti dhe Alarico Rossi, të cilët gjithashtu do të largohen nga Kombëtarja.

    Në fund të fjalës së tij, Duka uroi ish-stafin kuqezi për suksese në karrierë dhe theksoi se dyert e Shqipërisë do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.

    fshf Kombëtaren Sylvinhos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.