Gjatë votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, momentet pikante nuk munguan. Kamerat kapën kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa po shikonte një video në rrjetet sociale.
Në ekran dukeshin shkronjat e mëdha me mbishkrimin:
“O Zot çfarë po dëgjojmë, fshati ku çdo burrë shkon me të gjitha gratë e fshatit”.

Reagimi i Berishës ndaj memes nuk u komentua verbalisht, por momenti tërhoqi vëmendjen e kamerave dhe bëri xhiron e rrjeteve sociale.

