Nëse keni vënë re se ju ënjten majat e gishtave apo duart pa ndonjë shkak të dukshëm, mund të mos jetë thjesht efekt i temperaturave të larta. Kjo simptomë mund të sinjalizojë një sëmundje të fshehtë të mushkërive, e njohur si bronkiektazi.
Sipas “Mirror” dhe ekspertëve të shoqatës britanike Asthma + Lung UK, bronkiektazia është një gjendje kronike ku rrugët e frymëmarrjes dëmtohen dhe prodhojnë sekrecione të tepërta. Me kalimin e kohës, kjo shkakton vështirësi në frymëmarrje, infeksione të shpeshta të kraharorit dhe lodhje. Në disa raste, mungesa e oksigjenit në gjak çon edhe në fryrje të majave të gishtave, që shpesh kalon pa u vënë re.
Përveç simptomave të fryrjes së gishtave, të prekurit shpesh përballen edhe me:
▪ kollë të vazhdueshme me gëlbazë;
▪ infeksione të shpeshta të mushkërive;
▪ gulçim dhe lodhje;
▪ dhimbje apo shtrëngim në gjoks;
▪ madje edhe probleme me kontrollin e urinës ose të zorrëve gjatë kollitjes apo të qeshurës.
Edhe pse bronkiektazia nuk mund të shërohet plotësisht, simptomat mund të menaxhohen përmes antibiotikëve, terapi respiratore dhe mbështetjes së specialistëve. Trajtimi synon të parandalojë përkeqësimet dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve.
Ekspertët këshillojnë që çdo person që vëren fryrje të pazakontë të duarve ose gishtave, të këshillohet me mjekun për të përjashtuar sëmundjet e mushkërive.


