Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi në ceremoninë e kurorëzimit

    March 29, 2025
    Fronëzohet Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi në ceremoninë e kurorëzimit
    Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi.

    TIRANË– Këtë të diel të 29 Marsit është mbajtur ceremonia zyrtare e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, e cila u mbajt në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit” në Kryeqytet.

    Në fjalën e tij, Kryepeshkopi Joan nderoi paraardhësit e tij, duke përmendur ndër të tjera dy figura të shquara: Imzot Fan Nolin dhe Kryepeshkopin Anastas.

    Më tej ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një thesar të vendit tonë, ndërsa tha se duhet që të rinjtë të inkurajohen që të duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin atë

    Fjala e Kryepeshkopi Joan:

    Falenderim për perëndinë dhe të gjithë ata njerëz që perëndia I bëri të mundura këto. Falenderoëj martirët e lirisë që dëshmuan me gjakun dhe jetën e tyre. Një jetë pa gëzim është e gjymtuar. Kisha Autoqefale Orthodokse dëshiron të jetoj në paqe me të gjithë dhe do të jetë përherë miqësore.

    Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.

    Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë

    T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.

    Vetëm nëse jemi të bashkuar Kisha mund të forcohet dhe e dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër dhe në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar.

    Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë, por ashtu siç do gjë, ashtu edhe bashkëjetesa nuk është statike, është detyra jonë sot dhe atyre që do të vijnë ta ruajmë dhe ta përforcojmë vazhdimisht sepse ashtu si çdo pasuri duhet mbrojtur, zhvilluar me tej për të mirën e të gjithëve.

    Duhet të inkurajojmë, sidomos të rinjtë, të duan vendin e tyre e të mos e braktisin.

    Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ata do të sjellin gëzim dhe do të plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë gjithmonë miqësore.

    Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time ti shërbej grigjës që më ka besuar perëndia, do të përpiqem të je mi gatshëm për t’i dëgjuar dhe këshilluar me klerikët e laikët, e për vizitat në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht të shenjtë.

    Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinotit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë./Radar.al 

    Fronëzohet Joan Pelushi Fronëzohet Kryepeshkopi i ri Joan Pelushi kisha ngjallja e krishtit Shuhet Kryepeshkopi Anastas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.