Ish kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u prit nga qindra qytetarë mbrëmjen e 2 shtatorit në shëtitoren e Himarës.
Kjo pasi këtë të hënë Beleri fitoi lirinë nga burgu me vendim nga Gjykata e Fierit.
Eurodeputeti grek është pritur me flakadanë dhe muzikë, ndërsa nuk kanë munguar edhe përqafimet me të pranishmit.
Kujtojmë se ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.


