Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një artikull të posaçëm Shqipërisë, duke e cilësuar si vendin me rritjen më të madhe të kërkesës turistike në Europë për vitin 2025. Sipas raportimit të medias franceze, vendi ynë po përjeton një bum të vërtetë turistik falë natyrës së mrekullueshme, mikpritjes së ngrohtë, çmimeve konkurruese dhe trashëgimisë kulturore të pasur.
Artikulli veçon destinacione si Riviera Shqiptare, Alpet e Veriut, Berati, Gjirokastra, por edhe përvojat autentike në fshatrat shqiptare si elementë që po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë Europa.
Ky vlerësim nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet shqiptare. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, ndau me qytetarët lajmin pozitiv, duke theksuar se kjo është një tjetër dëshmi e transformimit të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë tonë turistike”, shkroi ai, duke bashkëngjitur artikullin e Franceinfo dhe disa pamje nga peizazhet shqiptare.
Ndërkohë, ky artikull vjen në një kohë kur Shqipëria po shënon rekorde të reja në numrin e vizitorëve të huaj, çka reflekton efektin e qartë të investimeve në infrastrukturë, promovimit ndërkombëtar dhe stabilitetit politik në vend.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Radar.al


