Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim zyrtar sot Ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boštjan Poklukar.
Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë ata dakordësuan, se vetëm bashkëpunimi i ngushtë mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e më gjerë, mbetet kyç për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në hetimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.
Gjithashtu Balla dhe ministri slloven Poklukar kanë folur gjithashtu për thellimin e bashkëpunimin në luftën ndaj migracionit të paligjshëm.
Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Sllovene, sipas tyre, do të ndihmojë në luftë efikase kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik si dhe kundër narkotikëve