Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë, ku një i moshuar 72-vjeç që drejtonte një Fiat Punto ka përplasur dy gra këmbësore që po kalonin vijat e bardha.
Për pasojë, njëra nga gratë pësoi lëndime serioze dhe u transportua me ambulancë në spital, ndërsa tjetra ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje.
I moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.






