Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Merz uron Trump për një “arritje diplomatike historike”

    Suedia shkatërron me 5 gola Tunizinë, merr vendin e parë në grup falë barazimit të Holandës me Japoninë

    Tragjedi në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vd*kjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fotografi rus arrestohet pas shpërndarjes së të dhënave publike për bunkerët sovjetikë

    July 19, 2025

    Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim me 16 vjet burgim. Ky ishte fati i Grigory Skvortsovit, 35-vjeçar, fotograf dhe muzikant nga Permi. Skvortsov ishte një nga mijëra njerëz në mbarë Rusinë që blenë botimin e vitit 2021, “Bunkerët sekretë sovjetikë”, të historianit Dmitry Yurkov. Libri riprodhoi qindra diagrame dikur të fshehta të instalimeve sovjetike, që së voni ishin bërë publike.

    Libri ofrohej me disa skanime shtesë, të cilat Skvortskov i bleu. Më vonë, ai shpërndau disa prej këtyre dokumenteve me një gazetar të paidentifikuar amerikan.

    Në nëntorin e vitit 2023, Skvortsov ishte me një mysafir, kur policia ruse hyri në banesën e tij, në Perm.

    Sipas një të afërmi, policia xhiroi atë që ndodhi më pas.

    “Ai u rrah dhe u fye”, i tha i afërmi i fotografit projektit Siberia.Realities të Radios Evropa e Lirë. “Më pas, ata e detyruan atë të thoshte para kamerës se kujt i kishte dërguar informata nga libri i Yurkovit”.

    I afërmi, i cili kërkoi të mos i bëhet publik identiteti, tha se komunikimi ndërmjet amerikanit dhe Skvortsovit kishte ndodhur muaj më herët, dhe se policia ishte dashur t’ia kujtonte atij identitetin e amerikanit. “Ata ia thanë atij emrin vetë, ata ‘ia sugjeruan’ atë atij”, pohoi ai.

    Që prej pushtimit të Ukrainës më 2022, Rusia ka zgjeruar në mënyrë drastike përkufizimin e “sekretit shtetëror”.

    Asnjë shumë parash nuk u shkëmbye gjatë ndërveprimit të Skvortsovit me amerikanin, dhe miqtë thonë se dokumentet u dërguan për t’i ndihmuar një personi me interesa të ngjashme – praktikë e zakonshme mes eksploruesve urbanë dhe entuziastëve të historisë. “Ai nuk ndoqi kurrfarë synimi vetjak”, tha një mik i tij për Siberia.Realities të REL-it.

    Miqtë e Skvortsovit thonë se arkitektura ka qenë gjithmonë pasion i tij. Më 2010, ai diplomoi në arkitekturë nga Kolegji i Ndërtimtarisë i Permit, por sukses më vonë arriti si fotograf.

    “Ai nuk e kishte shokun në fotografimin e vendeve industriale. E donte shumë fotografimin e çative, ndërtesave të braktisura. T’i kënaqte sytë me çfarëdo që shkrepte”, tha një koleg i tij.

    “Kompanitë e patundshmërive në Perm dhe vende të tjera në Rusi e angazhonin për t’ua fotografuar reklamat”, kujtoi kolegu. “Më kujtohet se ka qenë edhe një ekspozitë e tij në ndërtesën e administratës lokale. Ai ishte i shumëkërkuar”.

    Më 2017, Skvortsov themeloi grupin muzikor Jagath. “Ne bëjmë muzikë në vende të braktisura industriale – në fund të një sistemi nëntokësor kanalizimi dhe brenda cisternave të mëdha boshe të naftës”, thuhet në ueb-faqen e grupit.

    Muzika e grupit cilësohet si karakteristike, por ajo u publikua nga një studio muzikore britanike, dhe tërhoqi vëmendjen e revistës gjermane për muzikë Sonic Seducer. Gjatë një interviste për revistën, Skvortsov shprehu kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

    Miqtë e Skvortsovit supozojnë se dikush që ka parë intervistën me Sonic Seducer-in e ka raportuar atë te Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB).

    Të pyetur se si zbuluan agjencitë e sigurisë të Rusisë se Skvortsov ia kishte dhënë materialet historike një gazetari amerikan, të afërmit e fotografit thanë se besojnë se ai është përgjuar pas intervistës, dhe një vit para arrestimit të tij, në nëntorin e vitit 2023.

    Skvorsov thotë se një i afërm i tij u monitorua nga FSB-ja për shpërndarjen e materialeve nga libri “Bunkerët sekretë sovjetikë”. Pas kësaj, fotografi kontaktoi gazetarin amerikan dhe i kërkoi që materialet të cilat ia kishte dhënë të mos ribotoheshin askund.

    Në disa letra dërguar miqve, Skvortsov thotë se autoritetet ruse hapën rastin kundër tij, për të fshehur faktin se kishin dështuar ta vërenin se informata mbase të ndjeshme po shiteshin haptas dhe po shpërndaheshin online.

    “Unë nuk kam pasur qasje në sekrete shtetërore dhe as qëllim dashakeq”, shkroi fotografi nga paraburgimi. “Të dhënat nuk ishin të mbrojtura nga shteti… Këto fakte po injorohen nga prokurorët dhe gjykatat, të cilët po e trajtojnë rastin formalisht, qartas nga frika e represionit nga FSB-ja”.

    Mbështetësit e fotografit, të cilët kanë formuar një grup në platformën e komunikimit Telegram, thonë se synojnë të apelojnë dënimin e tij./REL

    Fotografi rus bie në burg Grigory Skvortsovit Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Merz uron Trump për një “arritje diplomatike historike”

    June 15, 2026

    Suedia shkatërron me 5 gola Tunizinë, merr vendin e parë në grup falë barazimit të Holandës me Japoninë

    June 15, 2026

    Tragjedi në Brazil/ Harrojnë t’i lidhin litarin e sigurisë, 21-vjeçarja hidhet nga ura dhe bie 40 metra drejt vd*kjes

    June 15, 2026

    Rama ndan pamje nga Pallati i Kulturës “Vaçe Zela” në Lushnje: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.