Një autobus i cili ishte nisur nga Kosova drejt bregdetit shqiptar është aksidentuar, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën Carralevë-Duhël, ku kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi.
Referuar burimeve, autobusi u përplas me një kamion, të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme nga mjekët.



