Një automjet tip BMW doli nga rruga si pasojë e një aksidenti të enjten, rreth orës 13:15 në aksin “Korçë-Pogradec”.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 48 vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke dalë nga rruga e duke përfunduar disa metra larg nga karexhata.
Makina është përplasur me një mur rrethues.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesi i mjetit, A. Gj., dhe pasagjerja J. Gj., të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


