Protesta e opozitës e zhvilluar sot përpara institucionit të Bashkisë së Tiranës shkaktoi një kaos të vërtetë në kryeqytet.
Militantët, të cilët ishin organizuar përpara bashkisë, bllokuan trafikun në një prej akseve kryesore të qytetit, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë që të shumta ishin ambulanacat që e kishin të nevojshme të transportonin qytetarë drejt spitaleve dhe qendrave shëndetësore për emergjenca, mbetën të bllokuar në trafik.
Në vendngjarje janë shënuar tensione mes militantëve të PD dhe drejtuesve të automjeteve.

