Informohu siç duhet

FOTO/ Armë dhe k*kainë në apartamentet në Astir, në kërkim Joni Sadikaj dhe 3 të tjerë. Ishte arrestuar për d*ogë

Joni Sadikaj ne gjyq kur u arrestua ne vitin 2017

Del emri i të dashurit të 21 vjeçares Sajma Qordja, e cila kërkoi ndihmën e policisë më 9 janar dhe u ngujua në një apartament në Astir.

Shpallen në kërkim tre djemtë problematikë që mbyllën vajzën e re në Astir në banesë, festë me alkool e d*ogë

Burimet thanë se i dashuri i vajzës është Joni Sadikaj nga Tepelena, personi që shihni në foto, shkruan Radar.al.

Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohe, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ai është shpallur në kërkim sot nga Policia e Tiranës së bashku me tre persona të tjerë. Mësohet se të mërkurën në mbrëmje në dy apartamentet e marra me qira kanë qenë 3 djem dhe tre vajza, njëra prej tyre Sajma Qordja.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vajzave që kanë qenë brenda apartamentit./Radar.al

I dashuri i vajzës në Astir u largua me “Audi Q7”? Ç’ndodhi gjatë natës, abuzim e d*ogë në grup, policia shoqëron dy të reja

Exit mobile version