Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    FORMULA 1/ “Mamba e Zezë”, Njuei dhe Honda frikësojnë rivalët

    February 7, 2026

    Adrian Njuei ishte i qartë kur iu kërkua të përshkruante krijimin e tij të parë për Aston Martin. “Përfshin gjëra që nuk i kishim parë më parë”, deklaroi gjeniu britanik, drejtuesi teknik i skuadrës nga Silverstone. “AMR26”, njëvendëshe e pagëzuar “Mamba e Zezë” për shkak të mungesës së çdo ngjyre përveç logove, është një makinë thyerëse e rregullave tradicionale.

    Nuk iu deshën më shumë se 66 xhiro në Montmelo për të transmetuar ndjesinë se bëhej fjalë për diçka ndryshe, dhe do të jetë në qendër të vëmendjes deri në nisjen e aksionit në Çmimin e Madh të Australisë. Kjo do të ndodhë pikërisht pas një muaji. Fillimi i fundjavës së parë të sezonit, megjithëse ende nuk do të jetë përcaktues për gjithë kampionatin. Makinat do të evoluojnë, do të ndryshojnë, dhe beteja mes pistës dhe fabrikave do të fokusohet në kuptimin e faktorëve diferencialë të rregullores 2026. “Makinat nga Australia deri në Abu Dabi do të jenë shumë të ndryshme”, theksonte Njuei.

    HONDA DHE HAPI I RADHËS Por përpara garave vijnë edhe gjashtë ditë testesh zyrtare në Bahrejn. Më formale se ato në Barcelonë, me më shumë sekret dhe me makinat që do të shfaqin dekorimet përfundimtare. “British Racing Green” tradicional do të rikthehet në një “AMR26” që tashmë ka një plan të qartë zhvillimi: nga ana aerodinamike nën drejtimin e Njueit dhe nga ana tjetër nga Honda, e cila po tregon rrugën përpara. “Testi i Barcelonës ishte një moment kyç për marrëdhënien mes Hondës dhe Aston Martin dhe një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, shpjegon Shintaro Orihara, inxhinier kryesor në pistë për prodhuesin japonez. “Objektivi i radhës është të grumbullojmë sa më shumë kilometra me njësinë e fuqisë për të konfirmuar besueshmërinë e motorit dhe për të verifikuar të gjitha funksionet e tij”, shton ai. Ky është një plan që skuadra si Mercedesi, Ferrari dhe Red Bulli e kanë ndjekur tashmë në Montmelo, por që Aston Martin ende duhet ta realizojë. “Ende duhet të shohim se si sillet paketa e plotë, makina dhe njësia e fuqisë, si një sistem i vetëm”, theksojnë nga Japonia.

    Një fakt i kuptueshëm, pasi prezantimi i “AMR262 u shty deri në momentet e fundit për të maksimizuar punën në fabrikë, makina ka dalë në pistë vetëm për një ditë dhe disa xhiro, ndaj niveli i saj real ende duhet vlerësuar. Megjithatë, Honda kërkon kujdes. “Ne ende po mësojmë këtë vit në pistë. Marrëveshja u nënshkrua në 2023-shin, por deri tani gjithçka ishte teori dhe simulim. Qëllimi është të ndërtojmë marrëdhënien mes dy palëve dhe më pas të mbledhim të dhëna e kilometra, duke kuptuar se si funksionon ‘RA62H’ në ‘AMR26′”, përfundon Orihara.

    Koha është e kufizuar: një muaj, gjashtë ditë testesh në pistë, mundësia për kilometra shtesë me një “filming day” dhe objektivi për ta bërë “AMR26” një makinë konkurruese. Njuei ka paralajmëruar tashmë se makina do të vazhdojë të evoluojë, me synimin për t’ua bërë punën sa më të lehtë pilotëve Fernando Alonso dhe Lans Stroll./PanoramaSport

    Formula 1 Honda Mamba e Zezë Njuei
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    April 23, 2026

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    April 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 23, 2026

    DETAJE nga aksioni i SPAK/ Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! E përfshirë edhe një grua

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.