Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka për 2026-ën

    February 6, 2026

    Luis Hamilton po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë se sezoni i dytë me Ferrarin është vendimtar për të. Në moshën 41-vjeçare, piloti nga Stevenage nuk mund t’i lejojë vetes edhe një vit tjetër me rezultate mesatare. Në sezonin e tij të parë me fanellën e kuqe, Hamilton nuk arriti të ngjitej asnjëherë në podium. Shoku i skuadrës, Sharl Lëklerk, e mundi bindshëm, ndërsa e vetmja ditë me sukses ishte triumfi garën Sprint të Kinës.

    Në prag të një sezoni të veçantë, për shkak të ndryshimeve revolucionare në rregullore, Hamilton ka vendosur të ndahet nga Riçardo Adami, i cili nuk do të jetë më inxhinieri i tij i pistës. Gjatë testeve të Barcelonës, Hamilton punoi me Brajan Bozin, inxhinierin që zakonisht bashkëpunon me Lëklerkun. Sipas disa burimeve, Ferrari ka afruar gjithashtu ish-inxhinierin e MekLaren, Cedrik Mishel-Groszho, për ta bërë partnerin teknik të Hamiltonit në vitin 2026.

    NDARJA E TRETË Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Sipas The “Independent”, Hamilton është gjithashtu pranë ndarjes nga përgjegjësja e tij për shtypin, Gabriela Kuaku Jeboah, e njohur si Ela. Ndërkohë, një tjetër shkëputje e konfirmuar është ajo me menaxherin Mark Hajns. Të gjithë këta kanë qenë pjesë e rrethit më të ngushtë të pilotit që ka fituar 105 Çmime të Mëdha në karrierë. Bëhet fjalë për një revolucion të plotë, një “reset” të domosdoshëm për t’i rikthyer shkëlqimin në skuderinë më ikonike të Formulës 1. Nga ana tjetër, ish-përfaqësuesi i Hamiltonit ka marrë një rol të ri te Kadillak, sipas “Daily Mail Sport”, çka e bën të pamundur vazhdimin paralel të punës së tij si menaxher i pilotit britanik.

    SHPRESA E LUISIT Megjithatë, në këtë transformim të thellë, Hamilton ka vendosur të ruajë ende në ekipin e tij të besuar fizioterapisten Angela Kulum. Të gjitha këto lëvizje synojnë që ai të paraqesë versionin e tij më të mirë në timonin e SF-26. “Në fabrikë është bërë një punë e shkëlqyer për t’u siguruar që makina të jetë vërtet e besueshme. Vitin e kaluar nisëm testet shumë më keq. Tani dukemi në një gjendje më të mirë. Kam shumë shpresë se do të vazhdojmë kështu”, deklaroi Hamilton pas testeve të zhvilluara në Barcelonë./PanoramaSport

    2026" Ferrari Formula 1 Hamilton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    April 23, 2026

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    April 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 23, 2026

    DETAJE nga aksioni i SPAK/ Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! E përfshirë edhe një grua

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.