Batalioni i Xhenios është angazhuar në terren për të mbështetur strukturat e Emergjencave Civile në zonat më të prekura nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër dhe Kurbin.
Forcat e specializuara dhe mjetet e rënda po punojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Dhoksat, si dhe për rehabilitimin e shtratit të lumit në fshatin Skuraj, me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës.
Strukturat e Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios do të vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, duke qëndruar në gatishmëri për të siguruar qarkullimin normal dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura.


